Po tia besh dikujt kete pyetje nuk te kthen pergjigje menjehere; do mendohet pak dhe pasi te mbledhi ne kujtese se sa e ka shitur komshiu para ca vitesh apo me çfare çmimi shet pallati I ri qe po ndertohet aty afer, te jep nje numer: 70 000 Euro. Nese ti e vazhdon eksplorimin me tej dhe i thua: pse 70 000 Euro, personi fillon te tregoje se I duhen kaq leke sepse gjysmat do ia japi femijeve per te blere shtepi dhe gjysmat e tjera I do per pleqeri ose se ka edhe kaq leke menjane dhe po tia shtoje te parave mund te blej nje prone ne zone me te mire.

Perpiqu sa te duash por asnjehere nuk ke per te degjuar pergjigjen: se kaq eshte tregu per momentin, ose sepse kaq ma ka vleresuar nje specialist. Ne Ameriken e madhe sa here ka rritje apo renie ekonomike, po aq here levizin edhe çmimet e shtepive. Ne krizen e vitit 2008 shtepite I gjeje me 30%-40% me pak se nje vit me pare. Sot çmimet aty jane ne rritje por shume shpejt do vij vala e re e renies ekonimike dhe dora e padukshmee tregut do te fshij vlera te kosndiderueshme nga çmimet e shtepive.

Vijme ne Shqiperi. Kur dikush vendos te shesi shtepine del ne treg I papergatitur dhe tregu tregohet I pameshirshem. Per shumicen e shtepive nuk tregon interes askush dhe pronaret shprehen te çuditur me kete indifference. Per nje pjese te vogel tregu shpreh interes por ofron çmime aggressive. Pronari fillimisht shokohet nga keto çmime por dikur thyhet dhe porsi ai tregtari qe shiste cjap dhe pas disa heresh qe spekulantet kalonin dhe e pyesnin: sa e shet kete kecin, filloi te mendonte se kishte kec, dorezohet dhe e shet apartamentin me çmim me te ulet se vlera reale.

Forca qendron tek argumenti

Menyra me e mire per te dale ne treg eshte te besh nje analize reale per vleren e apartamentit tend dhe te pozicionohesh ne menyre te tille qe tregu te shprehi interes por ti nuk lekundesh nga ofertat spekulative sepse ke besimin qe çmimi me te cilin ke dale eshte logjik dhe shume afer vleres se tregut. Negociata te vogla jane gjithmone te pranueshme ndersa uljet e medhaja tregojne mungese serioziteti nga ana e shitesit sikurse ofertat shume te uleta tregojne mungese serioziteti nga bleresi.

Ne mungese te nje analize profesionale per vleren e nje prone çmimi eshte vetem nje shifer pa kuptim. Pse tia vendosim 70 000 Euro kur mund tia vendosim 80 000 Euro dhe e diskutojme me pas me bleresin? Puna eshte qe bleresi potencial nuk afrohet kur sheh çmime joreraliste dhe ne kete menyre terheq vetem spekulantet qe hedhin numra pa kuptim ne ajer. 50 000 Euro po deshe thone ata! Ti ofendohesh nga kurajoja e ketyre njerezve por atyre aq u ben; provojne derisa te gjejne dike qe eshte lodhur nga negociatat ose rethanat e kane vendosur me shpatulla pas muri dhe detyrohet ta shesi me çdo çmim.

Argumentimi I çmimit me vendndodhjen, cilesine e ndertimit, hyrjen ne prone, hapsirat e perbashketa, mundesine per parkim, orientimin, planimetrine, investimet ekstra, komunitetin, potencialin per te ardhmen etj, ben qe te mbash larg spekulantet dhe te terheqesh ata bleres qe e kuptojne vleren e prones tende dhe bejne oferta realiste te cilat pas nje negocimi te lehte çojne ne konkludimin e nje marreveshje.

Per nje vleresim professional te prones tende Pa Obligime, kontakto sot me Real Deal ne numrin e telefonit 0674032997 dhe nje prej agjenteve tane do te japi nje panorama te qarte te tregut sot dhe nivelit te çmimit qe mund te aplikosh per te pasur nje experience pozitive me shitjen e shtepise tende.

 

 

0 CommentsClose Comments

Leave a comment

Newsletter Subscribe

Get the Latest Posts & Articles in Your Email

[mc4wp_form id=”517″]

We Promise Not to Send Spam:)