Muajt e fundit kemi pasur nje rritje te çmimit te apartamenteve ne Tirane dhe shume eksperte parashikojne nje Mbinxehje te tregut. Çfare eshte mbinxehja dhe a te ndikon ty flluska e pronave qe mund te plasi se afermi? Si t’i shpetosh katastrofes qe shkakton plasja e nje flluske pronash? Ne perendim ku Kapitalizmi eshte i shendetshem dhe funksionon sipas rregullave te tregut te lire çdo 13-15 vite krijohet nje Flluske Imobiliare qe ne Amerike e lene te plasi dhe i referohen si nje vete-rregullim te tregut ndersa ne Europe e zbusin duke rritur normat e Interesit ne bankat qendrore dhe flluska plas por jo aq forte sa ne Amerike.

Ne krizen e vitit 2008 çmimet e pronave ne Amerike rane me 30%-40% dhe e moren veten pas disa vitesh. Kriza, pra flluska, erdhi si pasoje e kredive pa kriter e me risk te larte qe jepnin bankat te cilat rriten çmimet e shtepive duke shtuar artificialisht kerkesen ne treg dhe çuan ne faliment shume individe qe me pas nuk paguanin dote kestet e kredive. Bankat hidhnin pronat e rimara ne treg me çmim te ulur per te rikuperuar principalin e kredise dhe kjo shkaktoi panik nga te gjitha anet. Ne thelb kriza eshte gjithmone Psikologjike.

Po ne Shqiperi si ka mundesi qe nuk bien çmimet e pronave kur nderkohe rroga minimale eshte vetem 26 000 Leke te reja dhe ku rroga mesatare eshte 350 Euro/muaj? Nga vjen kjo rritje çmimi? Ka vetem nje shpjegim. Emigrantet vazhdojne te dergojne para ne atdhe dhe shumica e atyre lekeve shkon per beton. Jane diku tek 750 miljon Euro ne vit qe vijne nga remitancat. Flitet edhe per leke te papastra por ato eshte veshtire t’i masesh.

Nga ana tjeter ndertuesit kane me mijra hyrje pa shitur ne pritje te perfitimeve te medhaja. Ata nuk kane taksa per apartamentet bosh dhe i mbajne pa shitur deri kur tu dali kismeti. Emigrantet po ashtu kane me mijra hyrje bosh neper Tirane dhe po ashtu nuk i kane kosto. Qeveria ka filluar te zgjohet dhe po vendos taksa per pronat. Heret a vone pronaret e apartamenteve boshe do ndiejne dhimbjen dhe porsi banka qe hedhin pronat ne treg per te rikuperuar principalin do t’i hedhin te gjitha njeheresh e atehere do shikojme se si flluska e pronave plas si depoja e Gerdecit.

Çfare do te thote kjo per ty? Nese ke menduar te shesesh pronen tende mos prit pa fund sepse kur te behesh ti gati çmimet do kene shkuar ne nivelin real, pra diku aty ku mund t’i blejne njerez me rroge 400-500 Euro/muaj dhe jo emigrantet kursimtare apo trimat e gjethes jeshile. Ti mund te vazhdosh te enderrosh per rritje pafund por Tirana nuk eshte as New York e as Pekin ku popullsia shtohet si ushtria e milingonave. Tirana jone mezi i ka 1 miljon banore e Materniteti njofton per renje te lindjeve.

Tani eshte momenti me i mire per te shitur dhe nese deshiron sherbim profesional merr telefonin dhe bjeri numrit 0674032997; klientet tane presin me uri apartamente te reja. Mund edhe te lesh kontaktet e tua ne linkun e meposhtem dhe nje nga agjentet tane vjen prane prones tende per te te dhene nje vleresim realist. Me pas ti zgjidh nese do ta shesesh apo jo. Flluska dikur do shfaqet ne horizont dhe ti do rrish i qete se i ke bere detyrat e shtepise me heret. Kontakto tani 0674032997!

 

0 CommentsClose Comments

Leave a comment

Newsletter Subscribe

Get the Latest Posts & Articles in Your Email

[mc4wp_form id=”517″]

We Promise Not to Send Spam:)