Ne Shqiptaret entuziazmohemi kur blejme nje Apartament te cilit çmimi per m2 I bie me lire se standarti I tregut ne ate zone. Lengezohemi nga kenaqsia dhe I biem gjoksit me grushta se kemi arritur nje fitore. Kjo derisa fillojme te veme re problemet e OKAZIONIT qe morrem dhe zhgenjehemi pa mase me ish-pronarin, kompanine e ndertimit, Shqiperine dhe politiken, Edi Ramen dhe Sali Berishen. -Ata e kane fajin qe une mora nje gje te lire qe nuk me hyn ne pune.

Pas ca vitesh dalim ne treg te gjejme nje tjeter prone por kesaj radhe jemi me te ditur dhe bejme kujdes, ose te pakten keshtu mendojme ne. Pasi kemi pare disa prona fillon ten a bluaje krimbi I Okazionit serish. Nje apartament qe dikur e kishim injoruar fillon te na duket simpatik sapo mesojme qe pronari ka ulur çmimin me 5 000 Euro. – E di çfare, nuk ishte edhe aq I keq. Ajo dhoma trekendeshe eshte OK se bej nje dollap qe t’i veje fiks, edhe salloni i vogel po ta organizosh mire duket I madh.

Gjej Apartamentin Tend Ideal Ketu: https://goo.gl/wNRaUK

Dhe ja ku fillon Odiseja serish. Entuziazem per shtepine e re dhe çmimin Okazion por tre muaj me vone kupton qe as kjo nuk eshte shtepia e duhur. Si tia bejme tani? Ka nje zgjidhje shume me praktikje se rendja pas Okazioneve imagjinare. Besimtaret thone qe duhet te besosh dhe pastaj Zoti te shfaqet ne gjithçka. Kinezet thone kur nxenest jane gati shfaqet edhe mesuesi. E njeti process ndodh edhe me pronen. Kur ti di çfare do, shfaqet prona e duhur.

Menyra ideale per te blere nje prone eshte te ulesh e te besh detyrat e shtepise. E kam fjalen te ulesh me leter dhe me laps e te besh nje liste te te gjithe gjerave qe deshiron ti nga nje shtepi. Nuk ke pse ben kompromise nga meraku qe do duhen shume leke. Thjesht bej listen dhe krijo imazhin e nje shtepie ideale per ty. Kjo behet qe kur ti te shikosh per prona truri yt te fokusohet tek pronat me vlere reale dhe jo tek tollombacet shumengjyreshe qe plasin me nje maj gjilpere.

Gjej Apartamentin Tend Ideal Ketu: https://goo.gl/wNRaUK

Do çuditesh edhe vete se si pronat do shfaqen perpara teje ashtu siç e kishe imagjinuar ti. Nuk eshte e udhes te pranosh ate qe te del ne rruge si fatin tend por te kerkosh me te miren per veten. I ke parasysh ata njerezit qe gjithmone kane pasur vetevleresim te larte per veten dhe si me magji jeta ju vjen mbare? Ashtu funksionon edhe me pronat. Ti kerkon ate qe do dhe rrethanat mblidhen ne favorin tend per te te dhene shtepine ideale me çmim optimal. Bej listen!

0 CommentsClose Comments

Leave a comment

Newsletter Subscribe

Get the Latest Posts & Articles in Your Email

[mc4wp_form id=”517″]

We Promise Not to Send Spam:)