Sa E Vështirë Të Krijosh Ekip

Sa E Vështirë Të Krijosh Ekip

Ketu ne foto dukemi te bukur e te qeshur por po te shohesh me kujdes fytyrat tona do dallosh vragat qe na kane lene betejat e perditshme ne tregun me te veshtire e me premtues ne bote; tregun imobiljar. Kjo industri eshte jo kompetitive por brutale e megjithate ne ia dalim.

Ia dalim sepse nuk heqim dore, ia dalim se ofrojme vlere, ia dalim sepse kemi ekspertize, ia dalim se nuk kemi rruge tjeter. ia dalim sepse kemi respekt per veten, ia dalim se e kemi djegur uren, ia dalim se nuk e duam roberine.

Ia dalim edhe kur duket e pamundur, ia dalim edhe kur te tjeret terhiqen, ia dalim edhe kur jemi te lodhur, ia dalim sepse besojme tek misioni yne, ia dalim sepse profesionalizmi ne kete vend eshte jetim, ia dalim sepse universi kujdeset per ne.

Po te ishte thjesht nje enderr do kishte mbaruar. Eshte realitet dhe megjithe vuajtjet, sot kemi krijuar nje emer ne treg qe kur e shikon te realizuar tek te tjeret duket e natyrshme, vetem se ne e dime sa “gjak”, djerse dhe lote kemi derdhur per te ardhur deri ketu.

Pa skuader nuk arrihet asgje.

Ankohen biznesmenet Shqiptare se nuk gjejne dot staf kur ne fakt nuk dine te gjejne, nuk dine te rrisin, nuk dine te motivojne, nuk duan te paguajne, nuk duan te ndertojne ekip. Rrine ne ate realitetin e vogel dhe meskin ku goca e tezes ben ekonomisten e djali i dajes mban inventarin.

Lojtaret here pas here ikin nga ekipi por emri vazhdon te jetoje edhe fale kontributeve te lojtareve qe kane ikur. Pa ekipe njerezimi do ishte vetem nje shumesi individesh dhe fisesh. Ate faze e kemi kaluar heret ndaj na duhen njerez te talentuar dhe ekipe te forta.

Ky eshte ekipi i Real Deal qe ndoshta nuk fiton Kupen e Kampioneve por arrin te surprizoje si Amsterdami kete Pranvere me shi. Jemi pak por na e kane degjuar emrin e kur kalojme ne aty afer ju leviz ndonje nerv ne fytyre.

Kemi krijuar menyren tone te punes dhe shume shpejt tregu do ta ndiej me shume prezencen tone, jo me zhurme e tambure por me sherbim cilesor e zgjidhje profesionale. Nuk e beson? Bej durim edhe pak.

Shume na injoruan me nje levizje dore kur u krijuam, pastaj kthyen pak koken te vrenjtur, me pas na ndoqen me vemendje, akoma me tej kopjuan nga ne dhe dikur do heqin dore te konsumuar nga kembengulja jone. Jemi thjeshte unik ne ate qe bejme e ska burr nene qe na replikon, thjesht duhet te bashkohen me ne.

Ekipi eshte forca jone dhe do ta bejme me te madh e me te forte. Ekip me njerez qe besojne ne vlera, jo mercenare te pashpirt. Bejme biznes por nderkohe leme edhe gjurme ne jetet e njerezve dhe nuk e marim lehte kete pergjegjesi. Tregu eshte atdheu yne, vlera monedha jone!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *